Edi Paloka, i ftuar në studion e lajmeve në News24, është shprehur se praktikisht ‘non grata’ e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë.

Ai solli shembullin e zyrtarit hungarez – të cilit iu hoq ‘non grata’ – duke thënë njerëzit që sot drejtojnë SHBA-në kanë deklaruar se, futja në listën e zezë është përdorur nga administrata Biden për të goditur politikisht kundërshtarët politikë të qendrës së djathtë.
Paloka: Jo më larg se dje i është hequr non grata bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryeministrit Orban, që ishte shpallur ‘non grata’ nga Blinken. Dje i është hequr non ngrata dhe me një deklaratë të qartë politike, që i është bërë edhe nga Marco Rubio më parë. Non gratat janë përdorur nga administrata Biden për të goditur politikisht kundërshtarët politike të qendrës së djathtë, për këtë arsye do të merren në shqyrtim.
Për Sali Berishën, do citoj LaCivitan. Praktikisht ‘non grata’ ka rënë. Moralisht apo si të duash. Njerëzit e ë kanë cilësuar si goditje politike ndaj qendrës së djathtë janë ata që drejtojnë SHBA. Pastaj burokracia është një gjë tjetër. Praktikisht ajo ka rënë. Sot kemi Blinken ‘non grata’ në Amerikë. Madje edhe Biden i është ndërprerë e drejta për të marrë informacione nga DASH. Ka ndryshuar situata në të kundërt. Ata që dje ishin ‘non grata’ janë njerëz të nderuar për DASH. Kurse ata që i shpallën ‘non grata’ janë vetë ‘non grata’.
© Panorama.al











