“Nga kërcënime publike ndaj SPAK, ka kaluar në akte mafioze”- Këlliçi për mbrojtjen e prokurorëve: Kërcënimet ndaj tyre nisën me Veliajn dhe kulmuan me të pandehurën Balluku! Ky bandit…

Jan 31, 2026 | 17:20

Kryeministri Edi Rama ka kaluar nga kërcënimet ndaj SPAK, tek aktet mafioze dhe marrja e masave mbrojtëse ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe veçanërisht atij të dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, janë një kambanë alarmi.

kellici

Kështu u shpreh sot deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku komentoi vendimin më të fundit të KLP-së.

Ai nënvizon se këto masa erdhën si pasojë e veprimeve të kreut të mazhorancës me sulmet ndaj drejtësisë, duke sjellë për analogji kohën kur hetoheshin njerëzit e opozitës dhe nuk kishte asnjë rrezik apo kërcënim.

“Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze! Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën. Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama”, shkruan ai mes të tjerash.

Këlliçi bën thirrje për pjesëmarrjen masive në protestën kombëtare të opozitës më 10 shkurt, pasi tani është koha që “ky bandit” të largohet nga qeverisja sipas tij.

Postimi i Belind Këlliçit:

Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze!

Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre, tregon edhe një herë se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Sa kohë që këta prokurorë hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.

Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën.

Kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke refuzuar kërkesat e SPAK. Por nga ana tjetër, siç konfirmohet sot me vendimin që ka marrë KLP, ai ka shkuar dhe në kanosje mafioze.

Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama.

Eshtë një moment vendimtar për Shqipërinë. Ky bandit duhet ndalur. Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen.

Me 10 shkurt është dita për ta treguar këtë.  Bashkimi ynë në shesh, qendresa jonë, është fundi i tij”.

© Panorama.al

Te lidhura