“Në Valencia u hodh në kosh pasaporta evropiane”, Berisha: Burreci 2 metra ka 3 muaj flet me vete! Ju jap fjalën e nderit, Rama është në “rreth të kuq”

May 4, 2025 | 20:05

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Mirditë për takimin e radhës elektoral me demokratët për zgjedhjet e 11 majit.

sali berisha

Berisha në fjalën e tij, ironizoi kryeministrin Rama pasi sipas tij nuk del prej muajsh në debate televizive dhe flet me vete nga kryeministria.

Sakaq, kryedemokrati u ndal te rezoluta e firmosur nga PPE në Valencia, që sipas tij hodhën në kosh pasaportën evropiane të Ramës.

Berisha: Burreci 2 m i gjatë që u ndryn prej 3 muajsh duke fol me vete dhe sdilte në një studio televizive, e ka humbur totalisht. U them ju, Edi Rama është në rreth të kuq dhe ju jap fjalën e nderit se kurrë nuk del më. Ai që mendoi se do groposte opozitën, pluralizmin, idealet e vërteta ai ka rënë dhe do bjeri më shumë në një gropë që kurrë më nuk do dali. Në Valencia ranë kambanat e tij.

Partitë më të madhe  të Europës, partia e kancelarit Merz, partia e kancelarit austriak votuan rezolutën për votën tuaj. Duke e shpallur atë armik të votës së lirë, armik të pluralizmit, armik të opozitës. duke shpallur atë si një rrezik të vërtetë për demokracinë. Kjo damkë që mori nuk e lëshon atë deri në ditët e fundit të jetës së tij. Qëndroni në anën e drejtë të historisë. Ana e dinjitetit njerëzor. Pasaporta e tij europiane u hodh në koshin e plehërave.

© Panorama.al

Te lidhura