Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani

Mar 9, 2025 | 19:56

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Screenshot_10

Lajmi i trishtë për vdekjen e ish-deputetit është konfirmuar nga bashkëshortja e tij.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela Kapllani ndan lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist.

“Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë qe e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë”, shkruan e  bashkëshortja e Andis Harasanit ndër rreshta.

Bashkëshortja e tij Suela Kapllani bën me dije se Andis Harasani ndërroi jetë për shkak të kancerit.

“Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit”, shkruan zonja Kapllani në Facebook.

WhatsApp Image 2025-03-09 at 20.04.57“Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjte, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë”, shkruan bashkëshortja, e cila thotë se detaje për ceremoninë e lamtumirës fundit do ndahen ne ditët ne vazhdim.

Andis Harasani
Andis Harasani

Postimi i plotë  

“Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani.

Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.”

Screenshot_11

Kush është Andis Harasani

Andis Harasani shërbeu si deputet i Partisë Socialiste në periudhën 2005-2009.

Ai ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andis-Harasani-1

Screenshot_13

© Panorama.al

Te lidhura