Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi reagim të ashpër qytetar ndaj qeverisë për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të karburantit në vend pas konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në bashkëbisedimin me qytetarët live në Facebook, kreu i PD-së theksoi se PD do të propozojë një paketë mbështetëse, por shtoi, se është e nevojshme që qytetarët të ngrihen kundër këtij ndëshkimi që po u bëhet.
“PD zotohet para shqiptarëve se në republikën e Shqipërisë nuk do të mudn të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe RMV, ku çmimi është rreth 60 për qind më i ulët se në Shqipëri. Ne e ndjekim me shqetësim situatën dhe i ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës, e cila është një nga faktorët më ndëshkues të atyre qindra mijëra familjeve që kanë vetura por edhe të atyre që kanë. Ata që kanë vetura marrin naftën me çmim të njëjtë ose pak më të shtrenjtë sesa Zvicra e Suedia ndërkohë që rrogat atje janë 6 herë më të larta. Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim që shpreh urrejtje.
Sigurisht se kanë pak më shumë se të tjerët, pro nuk mund të vesh naftën ti se ka një veturë ai me të njëjtin çmim me Zvicrën. Nafta nuk ndikon vetëm te ata që kanë vetura, por ndikon nëpërmjet rritjes së çmimit të transportit te çdo qytetarë, ndikon te çdo produkt ushqimor, në koston e çdo prodhimi bujqësor për shkak se importet bujqësore kanë në bazë naftën. Nafta është ndëshkim mbarë qytetar, dhe ftoj qytetarët të ngrihen në revoltë. Ne do të vendosim atë regjim fiskal që bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si Kosovë dhe RMV, kemi përgatitur paketën, javën që vjen e paraqesim para publikut. Ama kjo kërkon edhe reagim qytetar. “, u shpreh Berisha.
© Panorama.al











