Logan Paul ka shitur një kartë Pokemon jashtëzakonisht të rrallë, për shifrën marramendëse 16.5 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri në tregun e kartave të tregtimit, sipas shtëpisë së ankandeve që trajtoi transaksionin.
YouTuber-i dhe mundësi kishte blerë më parë kartën Pikachu Illustrator në vitin 2021 për 5.3 milionë dollarë, që ishte gjithashtu një rekord në atë kohë. Sipas BBC-së, është kopja më e ruajtur e një prej kartave Pokemon më të rralla, të lëshuara ndonjëherë.
Sipas Goldin, karta u shit për 16.49 milionë dollarë, përfshirë ‘primin’ e blerësit. Ofertuesi më i lartë ishte kapitalisti sipërmarrës AJ Scaramucci, djali i financierit dhe ish-drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci. Scaramucci tha se blerja ishte hapi i parë në atë që ai e përshkroi si një “gjueti thesari global”.
Logan Paul e quajti rezultatin e ankandit “absolutisht të çmendur” gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në YouTube. Zëdhënësja e Rekordeve Botërore Guinness, Sarah Casson, më vonë u shfaq për të konfirmuar se ishte karta më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.
Paul gjithashtu përfshiu gjerdanin me diamant që mbante rreth qafës gjatë paraqitjes së tij të parë në WWE WrestleMania 38 në vitin 2022, i cili iu kalua rreth qafës Scaramucci-t.
Kartat Pikachu Illustrator u publikuan në vitin 1998 si pjesë e një konkursi dhe vlerësohet se ekzistojnë vetëm rreth 40 kopje.
Kjo kartë e veçantë është e vetmja që ka marrë një vlerësim 10 nga Professional Sports Authenticator (PSA), i cili vlerëson gjendjen e kartave të koleksionueshme, duke e klasifikuar atë si “pothuajse perfekte”.
«Nuk jam tregtar, jam koleksionist», tha Paul. «Por, sinqerisht, do të më duhej pak likuiditet. Jam i mirë në fitimin e parave. Jam më i mirë në shpenzimin e tyre».
© Panorama.al














