Miss Universi bëhet nënë për herë të parë, modelja zbulon emrin e veçantë të vajzës! Fotot e ëmbla krah partnerit dhe vogëlushes

Jul 14, 2025 | 14:01

Modelja dhe ish-Miss Universe, Olivia Culpo, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i NFL-së Christian McCaffrey, kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e kanë quajtur Colette.

Lajmin emocionues e ka ndarë vetë Culpo me ndjekësit e saj në Instagram, ku postoi disa fotografi bardh e zi të realizuara në maternitet. Në imazhe, çifti shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën, në një moment të mbushur me dashuri.

Në një tjetër postim në Instagram Story, Olivia ndau ndjesitë e saj të para pas lindjes:
Colette është shumë me fat që ka babanë më të mirë në botë,” shkroi ajo, duke postuar një foto të veçantë nga momenti i lindjes, ku shihet duke mbajtur dorën e McCaffrey-t.


“Ishte përvoja më e frikshme, por edhe më çliruese. Sapo ai hyri në dhomë, ndjeva një qetësi të jashtëzakonshme,” u shpreh modelja.

Olivia Culpo, 32 vjeçe, dhe Christian McCaffrey, 28 vjeç, u martuan në fillim të këtij viti dhe kanë qenë një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre personale dhe profesionale.

 

© Panorama.al

Te lidhura