“Mblidhe mendjen, Andoni ka vrarë nusen”- Flet nëna e shqiptarit që i mori jetën bashkëshortes dhe me pas i dha fund jetës: Ma sillni djalin këtu, s’kam lekë të iki në Francë

Nov 14, 2025 | 14:51

Nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij ,30-vjeçaren Anjeza Zeneli, me armë zjarri në Francë dhe më pas i dha fund jetës ka folur për News24.

E tronditur nga ngjarja, ajo kërkoi ndihmë për të marrë trupin e djalit në Shqipëri.

“Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba”, tha ajo.

Më tej ajo tha zbuloi se si u njoftua me lajmin e hidhur.  Ka qenë nusja e djalit tjetër ajo që njoftoi Floreshën për ngjarjen tragjike.

“Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit”, tha nëna e Andon Janaqit.

Floresha Janaqi: Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.

Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarëveshje në çift. Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.

Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çkanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”.

Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit.”

© Panorama.al

Te lidhura