Dy avionë ushtarakë të marrë me qira nga qeveria kolumbiane zbarkuan sot në Bogota me afro 200 emigrantë të dëbuar nga SHBA, njoftoi presidenti kolumbian Gustavo Petro, pas një krize diplomatike mes dy vendeve.

“Ata janë kolumbianë, të lirë dhe dinjitoz, në vendin e tyre që i do. Një emigrant nuk është një kriminel, por një person që dëshiron të punojë, të zhvillohet dhe të jetojë jetën e tij, ” tha Petro në një postim në X, duke i kërkuar homologut të tij amerikan Donald Trump kushte “të mira” transporti për të dëbuarit, të tilla si mos vedosja e prangave.
SHBA dhe Kolumbia erdhën në prag të një lufte tregtare gjatë fundjavës për shkak të riatdhesimit të emigrantëve kolumbianë.
Kriza u de-përshkallëzuar pas një marrëveshjeje mes dy qeverive, presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kolumbian Gustavo Petro.
© Panorama.al











