Sulmuesi i Francës dhe Real Madridit, Kilië Mbape foli në podkastin ‘The Bridge’, për kohën ku luajti me Lionel Mesin dhe Nejmarin te PSG-ja.
“Mesi është i jashtëzakonshëm, edhe Nejmar ishte, por Mesi bënte gjithçka mirë . Ne ishim në Paris (në stërvitje) duke gjuajtur drejt portës. Ishim në kulmin e futbollit botëror. Ai mbërriti dhe ne gjuajtëm dhjetë herë. Unë dhe Ney shënuam gjashtë ose shtatë gola nga dhjetë gjuajtje. Njerëzit thoshin ‘uau, Kilië’, por nuk e patë Leon. Ai gjuajti nëntë herë dhe shënoi të njëjtin gol nëntë herë. Ishte sikur të ishte një seancë stërvitjeje për fëmijë. Një herë, dy herë, tre herë, katër herë… E shikova dhe i thashë se nuk e kuptoja. Jo, është shumë, është vërtet shumë ”, përfundoi Mbape duke kujtuar me nostalgji momentet me argjentinasin dhe brazilianin.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












