Masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar, një prej tyre pëson shqetësime shëndetësore në Gjykatë, vuan nga epilepsia! Ndërhyn ambulanca

Jul 5, 2026 | 12:02

Momente alarmi te Gjykata penale e Tiranës.

protestuesit

Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve në protestën e 2 korrikut në Tiranë raportohet se ka shfaqur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij, teksa në Gjykatën e Tiranës mbahej masa e sigurisë për 21 të ndaluarit.

Raportohet se është nevojitur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë e cila ka ardhur për të ndihmuar Qarkajn.

Kujtojmë se Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa më herët avokati i tij dhe protestues e aktivistë të tjerë kanë denoncuar se ai është dhunuar gjatë arrestimit dhe mbajtjes në qeli.

© Panorama.al

Te lidhura