Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka deklaruar nga Zyra Ovale se Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore.
“Ata kanë rënë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.
I pyetur nëse do të dërgonte të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar paqen me iranianët, Trump u përgjigj:
“Ne jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë me Marcon dhe Vance. Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishit në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre… të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre. A mund të përmendni një gjë që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne mund të bëjmë çfarë të duam”, tha ai.
Trump: Irani e dëshiron shumë një marrëveshje
Donald Trump bëri një koment të shkurtër mbi luftën në Iran nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan tha se operacioni në Iran ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm” dhe theksoi se megjithëse udhëheqësit e vendit janë vrarë, SHBA-të janë në bisedime me “njerëzit e duhur, të cilët duan të bëjnë një marrëveshje”.
“Nuk keni idenë se sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje dhe do të shohim se çfarë ndodh”, tha Trump.
© Panorama.al











