Londra i përgjigjet kërcënimeve të Putinit për luftë: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës, NATO e gatshme të reagojë me unitet dhe forcë

Dec 3, 2025 | 15:22

Londra i është përgjigjur deklaratave që presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një ditë më parë lidhur me luftën në Ukrainë, i cili bëri një paralajmërim të ashpër, duke deklaruar se “nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati tani”.

keir starmer

Londra i përshkroi kërcënimet e djeshme të presidentit rus ndaj Evropës si “një tjetër deklaratë të Kremlinit nga një president që nuk e merr seriozisht paqen”.

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar ishte gati për luftë, zëdhënësi i tij Keir Starmer tha se ” investimi i qeverisë në mbrojtje është i dukshëm për të gjithë” dhe se “forcat tona të armatosura janë gjithmonë të gatshme ta mbrojnë këtë vend”.

Zyrtari theksoi gjithashtu se vendet evropiane do të qendrojnë “të bashkuara në mbështetje të Ukrainës” dhe se NATO është “e gatshme t’i përgjigjej çdo kërcënimi me unitet dhe forcë”.

LEXO EDHE: Putin kërcënon: Nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati

© Panorama.al

Te lidhura