Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kompeticionit.
Në vazon e parë u vendosën Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në vazon e dytë, Dinamo dhe Partizani. Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit. Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.
Ndeshjet do të luhen më 4-5 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ndërsa finalja do të zhvillohet më datën 12 maj, në po të njëjtin stadium.
SHORTI
EGNATIA-PARTIZANI
VLLAZNIA-DINAMO
VAZO E PARË
EGNATIA DHE VLLAZNIA
VAZO E DYTË
DINAMO DHE PARTIZANI

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











