“Liria e fjalës në Evropë po gërryhet”- Ambasada e SHBA në Tiranë publikon deklaratën e Sekretarit Rubio: Aleancat me partnerët tanë janë ndërtuar mbi parimet e përbashkëta

Jan 16, 2026 | 9:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një deklaratë të Sekretarit Marco Rubio, i cili është shprehur se “jemi të shqetësuar sepse liria e fjalës në Evropë po gërryhet”.

marco-rubio

Po ashtu Rubi është shprehur se aleancat me partnerët europianë janë ndërtuar mbi parimet dhe vlerat e përbashkëta dhe një prej tyre është edhe liria e fjalës.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, ka thënë Sekretari Rubio.

Screenshot_1

© Panorama.al

Te lidhura