
TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka dekretuar sot ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, miratuar vetëm pak kohë më parë në parlament.
Sipas variantit përfundimtar të votuar në Kuvend, drejtuesi i mjetit që kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë ndëshkohet me masë administrative gjobë nga një mijë deri në tri mijë lekë. Më parë kjo gjobë ka qenë nga pesë qind deri në dy mijë lekë.
Në të njëjtën kohë, shoferi që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Më parë për këtë shkelje drejtuesit e automjeteve paguanin nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Gjobat e reja për drejtuesit e automjeteve
Neni 140, pika 7
Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë një mijë deri në tri mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 140, pika 8
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. (Ishte nga një mijë deri në katër mijë lekë).
Neni 140, pika 9
Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga katër mijë dymbëdhjetë mijë lekë. (Ishte nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë). Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e leje-drejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron leje-drejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i leje-drejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj.
Neni 140, pika 10
Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tri mijë lekë. (Ishte nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë).
Neni 141
Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë në gjashtë mijë lekë. (Ishte nga një mijë deri në katër mijë lekë). Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Neni 142, pika 4
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (qarkullimi i mjeteve në rreshta paralele), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 143, pika 10
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (përparësia), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 144, pika 2
Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor, ose nga normat përkatëse të akteve në zbatim, si dhe nga polici i trafikut, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta të parashikuara në nenet 6 dhe 7. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 145, pika 5
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (mënyra e veprimit në kalimet në nivel) ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tri mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 146, pika 15
Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tri mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 146, pika 16
Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12, 13 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë). Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga dy mijë në gjashtë mijë lekë. (Ishte nga një mijë deri në katër mijë lekë).
Neni 147, pika 4
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve) ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 150, pika 3
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (sinjalizimi pamor dhe ndriçimi i mjeteve), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tri mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 151, pika 11
Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni (përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor dhe mjeteve me motor dhe rimorkiove) ose përdor në mënyrë të gabuar sistemet e sinjalizimit me ndriçim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 152, pika 7
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (ndryshimi drejtimit a i korsisë ose manovra të tjera), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 156, pika 6
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 160, pika 5
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (sinjalizimi i mjetit të ndaluar), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 162, pika 8
Cilido që shkel dispozitat e pikave të mësipërme të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në te mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).
Neni 163, pika 3
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni (tërheqja e mjeteve me avari), ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. (Ishte nga pesëqind deri në dy mijë lekë).











