Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për përpjekje të vazhdueshme për të shkatërruar strategjikisht Rusinë, duke përdorur Ukrainën si mjet lufte, por u shpreh i bindur se këto përpjekje do të dështojnë.
Gjatë një takimi me homologun e tij nga Kirgistani, Zhenbek Kulubayev, Lavrov tha:
“Po përballemi me një përplasje të paprecedentë me Perëndimin kolektiv, i cili ka zgjedhur sërish të zhvillojë një luftë kundër nesh, duke përdorur regjimin nazist në Kiev si një “battering ram” (mashë sulmi). Por, Perëndimi nuk ka arritur kurrë ta mposhtë Rusinë, dhe nuk do të mundet as tani.”
Sipas Lavrovit, vendet perëndimore po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se kjo qasje është e pasuksesshme.
Në vijim, ai theksoi rëndësinë që ka për Rusinë forcimi i marrëdhënieve të ngushta me Kirgistanin, në një kohë të tensionuar për gjeopolitikën globale, duke nënvizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.
© Panorama.al












