Largohet Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Apr 1, 2026 | 14:56

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qosja. Në vend të tij, është emëruar Adriatik Kupi.

klevis qose adriatk kupiKlevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi  Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Më parë, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ndërkohë, drejtori i ri Adriatik Kupi ka mbajtur më parë detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

Ai ka qenë edhe drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Kupi po ashtu u emërua për disa muaj në krye të IKMT, si i komanduar, pas largimit së Dallëndyshe Bicit.

© Panorama.al

Te lidhura