Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia në Durrës, është gjetur në det trupi i pajetë i një burri rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Dyshohet paraprakisht se ai është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
© Panorama.al












