Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një adoleshente 17-vjeçare u paraqit sot në spital me plagë nga arma e zjarrit.
Policia bën me dije se dyshohet se adoleshentja është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Sipas policisë 17-vjeçarja është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçaren e kanë shoqëruar në spital familjarët e saj.
E reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet mbërritjes në spital. Aktualisht po kryhen procedurat mjekësore,
Njoftimi
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al












