Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit me Call Centera, është arrestuar mesditën e kësaj të premteje në Dhërmi.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Pepnika është ndaluar në një resort në Dhërmi. Operacioni është kryer nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës.
Arrestimi i tij vjen në kuadër të dosjes së bujshme të call centerave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro.
Pepnika nga Tropoja dyshohet se ishte personi që qëndronte në krye të skemës së mashtrimit.
© Panorama.al












