Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se një fëmijë 3-vjeçar nga Mjeda e Shkodrës ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare është në gjendje të rëndë.
7-vjeçarja është dërguar me urgjencë në pediatrinë e QSUT për mjekim të specializuar.
Sipas burimeve paraprake dyshohet se dy fëmijët janë helmuar, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar rrethanat e sakta të tragjedisë.
© Panorama.al











