Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri “Në Sofrën e Hënës”: Përmbledhje fjalimesh gjatë iftareve! Do kemi gati dhe Muzeun e Islamit te “Sarajet” e Toptanëve

Mar 5, 2026 | 17:24

Kryeministri Edi Rama promovoi në një mbrëmje iftari me intelektualë, artistë dhe figura të njohur, librin e tij të ri “Në Sofrën e Hënës”.

edi rama

Libri përmban fjalime të kryeministrit të thëna gjatë mbrëmjeve të ndryshmeve të iftarit të organizuara prej tij ndër vite.

Në fjalën e tij gjatë promovimit, Rama u ndal edhe te perceptimi pa paragjykime i fesë së islamit, pasi paragjykimet sipas tij krijojnë probleme.

Ndërkohë që pranë tij ishte dhe profesori i Universitetit të Tybingenit, Besnik Sinani, me të cilin po bashkëpunohet për muzeun e Islamit, të “Sarajet” e Toptanëve pranë qendrës së Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura