Kryeministri hungarez Magyar: Do ta shkarkojmë presidentin përmes ndryshimeve kushtetuese

Jun 22, 2026 | 15:51

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, deklaroi sot se qeveria e tij do të vijojë procedurat për shkarkimin e presidentit të vendit përmes një amendamenti kushtetues, ndërsa reforma kushtetuese pritet të nisë gjatë vjeshtës.

magyar

Gjatë një fjalimi në Parlament, Magyar theksoi se ekzekutivi do të ndërmarrë një sërë masash ekonomike, politike dhe ligjore me qëllim luftimin e korrupsionit në Hungaria.

Ai bëri të ditur se ndër nismat kryesore do të jetë krijimi i një Agjencie Kombëtare për Mbrojtjen dhe Rimëkëmbjen e Aseteve, e cila synon të forcojë mekanizmat e kontrollit dhe rikuperimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas Magyar, këto reforma përbëjnë pjesë të një pakete më të gjerë ndryshimesh që synojnë rritjen e transparencës, forcimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit në vend.

© Panorama.al

Te lidhura