Kosova ishte pranë historisë, Asllani nuk fsheh trishtimin: Ëndërr që u ndal, dhamë shpirtin deri në sekondën e fundit…

Apr 1, 2026 | 12:13

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmë në ndeshjen kundër Turqisë.

fisnik asllani

Fati nuk ishte me 23-vjeçarin i cili e tentoi disa herë portën, por u ndal nga gardiani turk. Pas humbjes, Asllani reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku nuk e fsheh trishtimin.

NJOFTIMI I PLOTË

Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë.
Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë…

Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!

Faleminderit Kosovë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura