Konkurrenti i “Për’puthen” kapet mat me një vajzë të panjohur në një lokal nate! Shkëmbejnë puthje dhe… Ja pamjet

Nov 29, 2021 | 8:40

Konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, u rikthye në programin e dashurisë pas skandalit me ish të dashurin, vetëm për të vazhduar njohjen me Bashkim Saitin. Por duket se djali nga Kosova nuk është më aq i interesuar për bionden seksi.

bashkim saiti, alvisa qarri (1)

Kjo sepse, së fundmi në rrjet po qarkullon një video e tij në një klub nate, në të cilën shfaqet nën shoqërinë e një vajze të panjohur për publikun. Ndryshe nga Alvisa, ajo nuk është bionde, por brune.

Bashkimi duket shumë i afërt me vajzën në fjalë, së cilës i dhuron edhe një puthje në qafë, edhe pse në studio duket se për pak mund të deklarohet për Qarrin.

Pas rikthimit, Alvisa deklaroi se është e gatshme që “t’i dalë edhe plumbit përpara” për Bashkimin, nëse ata do të jenë çift. Gjatë “Prime-t” të kaluar, Saiti pati një debat të ashpër me konkurrenten tjetër, Efin, e cila e pyeti nëse ka fjetur me Alvisën. Ai e mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë.

bashkim saiti, alvisa qarri (3) bashkim saiti, alvisa qarri (7) bashkim saiti, alvisa qarri (6) bashkim saiti, alvisa qarri (5) bashkim saiti, alvisa qarri (4)

© Panorama.al

Te lidhura