Konkluzionet e KE,Bregu:Ngërçi,problemi i vetëm

Dec 6, 2011 | 20:21

TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu ka përshëndetur konkluzionet e publikuara sot nga Këshilli i Evropës, ndërsa ka bërë fajtore edhe njëherë opozitën për refuzimin për të dytën herë të statusit kandidat.

Sipas Bregut, Këshilli ka vlerësuar si problem të vetëm ngërçin politik, ndërsa ka përshëndetur bashkëpunimin e kohëve të fundit mes qeverisë dhe opozitës. Ajo ka konfirmuar se qeveria është e vendosur dhe e angazhuar për të vazhduar më tej bashkëpunimin me opozitën.

Në tërësi, Bregu thekson se Këshilli i Evropës i ka vlerësuar zhvillimet në Shqipëri, si pozitive, duke sjellë në vëmëndje edhe zgjedhjet e 8 majit, për të cilat thuhet se ishin konkurruese dhe transparente.

Më herët gjatë ditës, Këshilli i Evropës në një raport vlerësonte dhe inkurajonte dialogun e arritur së fundi mes pozitës dhe opozitës, ndërsa ka vlerësuar si konkurruese dhe transparente zgjedhjet e 8 majit.

“Në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit

© Panorama.al

Te lidhura