Profesor Lush Susaj foli për News24 para nisjes së protestsë së 44-të, teksa e vlerësoi atë si bashkim të shqiptarëve.
Susaj tha se qeveria ka vjedhur taksat si dhe projektet ndërkombëtare si dhe i akuzoi për lidhje me shtetin serb.
Lush Susaj: Ngjarja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërisë. Protestën e studentëve e mbytën e shkelën me këmbë e devijuan protestën e vitit 90, këta mendojnë se e mbajnë. Nuk mbahet. Po i zgjasin proceset demokratike që do kalojë populli, turpi i mbuloftë shqipfolësve që i mbrojnë. Duhet të kalojë shoqëria në pluralizëm real dhe demokraci. Pa pluralizëm nuk do jemi vend me stabilitet normal. Së dyti protestën e shoh si bashkim kombëtar. Këta ndodh një shkulturim masiv dhe kjo protestë është shkollë dhe elementi që i jep kohezion shoqërisë. Të gjithë të tjerët thonë të shpëtojmë Shqipërinë. Çfarë kanë këta horra që janë ulur në kolltukun e shtetit dhe vjedhin taksat, vjedhin IPARD, vjedhin projektet ndërkombëtare.
IPARD këta i kanë mbajtur fermerët do hapet do hapet. IPARD nuk hapet, se po vodhe BE negociatat hapen nga e para. Të gjitha projektet janë vjedhur. Janë më të ndyrë se Enveri. Unë që dal përditë në fushë, prodhim. Nxjerr lekun me duart e mia. Këta Shqipëria është baçe me lule. Realiteti është tjetër. Gjithçka është shkretëtirë. Janë duke mbytur një komb, janë duke dëbuar. Nuk e kuptojnë krimin, ose e kuptojnë dhe bëjnë sikur nuk ka. Kjo protestë është bashkimi kombëtar. Shoh që nuk e ka marr me turr, kjo ka ditën e 44-të po të ecet me këtë ritëm do nxjerri kjo protestë kokat e veta. Do ta nxjerri një produkt. Qoftë një produkt shqiptar, me duart e pastra. Pak shqiptarë e dinë që Partinë Komuniste e ka themeluar Miladin Popovic, e ka mbështet Serbia. Ne na kanë mundur serbët. Nuk i urrej serbët atje ku janë. Me fut hundët këtu duhet të distancohen. Më e keqja profesorët dhe mësueset që për fatin e ndyrë nuk u bë dekomunistizimi, në Gjermaninë Lindore shteti më ka lidhur pension dhe nuk më ka lënë të dalë në mësim. Patronazhistët pa meritë dhe pa profesion, mësues të jetë ai që është detyruar me ik jashtë.
© Panorama.al











