Një kineze që drejtonte një rrjet të madh prostitucioni në Kinë u ekzekutua dje me injeksion, pas dënimit të dhënë nga autoritetet. Gruaja e konsideruar si shefja e një zinxhiri prostitucioni në një qytet në Jugperëndim të Kinës, u dënua në vitin 2010 për vendosjen e qindra grave në sallone bukurie ose në hotele të ndryshme, duke i detyruar të ushtronin prostitucion. Uang Ziqi dhe motra e saj u merrnin me forcë dokumentet e identifikimit femrave të tjera, ose ushtronin dhunë ndaj tyre, raportojnë burimet. Qyteti Congqing, ku ka ndodhur edhe ngjarja, ka qenë në vitet e fundit skenë e një ofensive të policisë kineze kundër krimit të organizuar. Uang Ziqi është një nga shumë “bosët e krimit të organizuar”, që janë dënuar me vdekje dhe më pas ekzekutuar në Congqing që prej vitit 2009.











