Këngëtari dhe producenti Gentian Bajrami, i njohur me emrin e artit “GBMC”, bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të pabesë dhe që nuk e meriton besën që po u kërkon shqiptarëve, për shkak të mashtrimeve të tij dhe skandaleve të korrupsionit.
Me një video-postim në rrjetin Instagram, ai komentoi zhvillimet e fundit referuar edhe fjalimit të kreut të ekzekutivit në grupin e PS-së dy ditë më parë.
Bajrami vë në dukje se Rama është i pabesë, duke sjellë si shembull edhe atë që ndodhi një vit më parë në Theth, ku pasi i rpemtoi banorëve legalizime, ua shembi me dinamit shtëpitë dhe së fundmi bëri sikur shkoi në fshat për të marrë sërish besën.
Ai u bëri thirrje edhe të moshuarve mbi 65 vjeç, pensionistëve që të bashkohen me protestën dhe të mbështesin fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre.
Ai shprehet se nuk është me asnjë parti politike, nuk e njeh Sali Berishën dhe se i intereson vetëm barazia sociale dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri.
Reagimi i plotë i Gentian Bajramit:
“Kërkon besë i pabesi me gjyshat e Facebook-ut!!! Nuk jemi me asnjë parti, jep dorëheqjen!
Kërkon besë! Besën që shqiptari e ka gjënë më të shenjtë. Pse t’ia japim? I pabesë! I pabesë je mor ti! Kanë dalë miqtë e tu që kanë thënë se je i pabesë. Ben Blushi e tha! Por ti na qajë poshtë pallatit vetëm për të arrit numrat. Një njeri egocentrik, një njeri me tendenca psikopatike, sepse vetëm psikopatët binden shpejt.
Kërkon besë ti që shkove në Theth dhe u the, kanë dalë filmimet, para një viti se po ndërtuar në tokat tuaja asgjë s’do u ndodhi, ka qenë e vështirë me marr leje. Mbas një viti shkove në Theth dhe ua prishe shtëpitë me dinamit. Shkove përsëri në Theth që të portretizosh këtë, e parpë bëre sikur ua more besën, që s’ishe në Theth fare.
Nuk kishe hyrë në Theth fare, kishe shku me helikopter dhe qëndrove 7 kilometra larg. Kishe marrë me vete njerëz që paguhen nga bashkia dhe njerëz që kanë marrë ryshfete.
Përshëndesim të pabesët e tjerë që janë 65 vjeç, që rrinë në Facebook dhe s’kanë hyrë në Instagram akoma dhe bëjnë komente vetëm në Facebook. Duke qenë të pabesë ndaj djemve të tyre, ndaj mbesave të tyre, që i kanë mbajt me lekë me remitancat, i sillnin që jashtë.
Kush ju mbajti ju, Rama me pensionet 100 mijë lekëshe? Kujtoni se është sport kjo punë, ai po ju përzë fëmijët, ju akoma votoni për të.
Mos t’u çojnë lekë refugjatët dhe të shohim çfarë bëhet, do ngelen pa bukë, do ngrihen pastaj apo s’do ngrihen. Duke filluar nga familja ime, kush është në moshë mbi 65 vjeç në familjen time, asnjë njeri nuk më do, kanë frikë. Çfarë të duhet ty, pse i del shtetit kundra. Ne s’po i dalim shtetit kundra, ne po luftojmë për të drejtat tona, për barazi, të kemi barazi sociale që njerëzit në nevojë të marrin atë që duhet, që në spitale mos të vuajnë, të mos vidhet. Nga 35 mld euro që ka GDP Shqipëria, të mos vidhen 20 mld.
Nuk jam me asnjë parti, në Facebook komentjnë, me bombardojnë me komente, unë s’jam me asnjë parti. ‘O ti, i Saliut”, thonë, ku e di unë, s’i njoh. Nuk pyes unë as për Sali, as për Gani, as për Shefqet”.
© Panorama.al














