Katër ekipe të Superiores në sulm për milionat, ja “thesari” nga UEFA

Apr 29, 2025 | 12:21

Është caktuar tashmë katërshja e katër klubeve që janë kualifikuar në fazën “Final 4” të Superiores, njëkohësisht kanë siguruar edhe nga një vend në Europë.ryggfhAto janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, sipas renditjes pas 36 javësh. Në shortin e sotëm, dy të parat do të jenë në një vazo dhe vendet 3-4 në vazon tjetër, teksa në gjysmëfinale Egnatia dhe Vllaznia do të kenë avantazhin e barazimit.

Duke qenë se në finalen e Kupës kanë kaluar Egnatia dhe Dinamo dhe të dyja janë pjesë e katërshes finale, në Europë kalon automatikisht edhe skuadra që do të renditet e katërta. Te Partizani janë të kënaqur me pjesëmarrjen në Europë. Gjithsesi, oreksi vjen duke ngrënë dhe nuk pritet të mjaftohen me kaq, por do të luftojnë për titullin kampion.

SHPËRBLIMET NGA UEFA Kështu, të katra skuadrat pritet të arkëtojnë shifra të rëndësishme parash, që do të shërbejnë për të vijuar projektin e tyre edhe në sezonin e ardhshëm. Në “Final 4” mbetet për t’u mësuar skuadra kampione, që do të kalojë në raundet kualifikuese të Champions Legaue, kompeticioni me më shumë fitime në kontinent. Skuadra kampione do të kishte të sigurta 1.11 milionë euro vetëm nga UEFA.

Në këtë shifër do të konsideroheshin shpërblimet për pjesëmarrjen në Champions dhe eliminimi në raundin e parë, si dhe pjesëmarrja në Ligën e Konferencës dhe pjesëmarrja në raundin e dytë. Sa u përket tri skuadrave të tjera që do të luajnë në Ligën e Konferencës, të sigurta kanë 325 mijë euro. Në rast kualifikimi, si për kampionen, ashtu edhe për tri të tjerat, fitimet do të rriteshin në mënyrë të ndjeshme. Kampionia jonë do të synojë në shkojë në grupet e Ligës së Konferencës, ku, siç duket në tabelë, fitimet do të ishin të frikshme për nivelet tona.

NGA FEDERATA Sakaq, edhe FSHF-ja jep shpërblimet e saj. Aktualisht Egnatia ka arritur të sigurojë 100 milionë lekë të vjetër si kryesuese e kampionatit pas 36 javësh. Në “Final 4” kampioni do të fitojë 100 milionë dhe më pas shpërblimet ulen në mënyrë eksponenciale. Nisur nga këto arkëtime të majme, lufta në “Final 4” do të jetë më e ashpër se kurrë dhe gjithçka mund të ndodhë. Ky miniturne që vendos kampionin, do të zhvillohet më në datat 4-12 maj. Sakaq, më pas dy ditësh Egnatia dhe Dinamo diskutojnë Kupën e Shqipërisë, me fituesin, që merr 50 milionë lekë të vjetër nga FSHF-ja.

SDRET

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura