Kapet 25 kg drogë në Vlorë, destinacion Italia

Dec 12, 2011 | 11:28

VLORË- Një person është arrestuar në tentativë për të transportuar drejt Italisë një sasi prej 25 kg drogë, të llojit kanabis sativa.

Ndalimi i tij dhe sekuestrimi i drogës është bërë në portin e Vlorës, gjatë kontrollit rutinë të automjetit.

Sipas policisë, në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Julian Taraj 30 vjeç nga qyteti i Vlorës.

Policia ka nisur hetimet për persona të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës ndërsa materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

© Panorama.al

Te lidhura