“Kampionati arab në pesë ligat më të mira”, Ronaldo: Kushdo që thotë ndryshe nuk kupton futbollin

Jun 29, 2025 | 19:12

Kristiano Ronaldo vendosi të rinovojë me Realin. Kontrata e re ka vlerë deri në vitin 2027.

ronaldo

Së fundmi është rikthyer para gazetarëve duke ngritur vlerat e kampionatit arab. Krahasimin me kampionatin francez, Ronaldo nuk e konsideron.

“Besoj 100% që jemi tashmë në pesë ligat më të mira të botës. Kushdo që thotë diçka tjetër nuk merr vesh asgjë nga futbolli. Në Francë është vetëm PSG, pjesa tjetër është e mbaruar”, u shpreh Ronaldo ndër të tjera.

Sulmuesi 40-vjeçar ka 93 gola me Al Nasr. Të tjerë priten pasi Ronaldo nuk po zhgënjen me formën e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura