Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të ketë lajme të hidhura për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, çështja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal po kthehet në tryezë.
Berisha teksoi se “dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale”, duke shtuar se ai mori 250 mijë dollarë në zyrën e Kryeministrit.
Kryedemokrati theksoi se Edi Rama do të gjykohet rëndë, sipas Berishës, ” për krimin e tij të shëmtuar” dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.
Sali Berisha: Së fundi, ka lajme të hidhura për Edi Ramën. Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë.
Jo vetëm nga ato mitingje që e lanë pa frymë, që pa këto dy ditë, por po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë. Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë. Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht.
Por, dihet që ai individ mori nga Edi Rama 225 mijë dollarë nga zyra e Ramës. Tani, Altin Dumani, prej 1 vit e gjysmë, e mban në sirtar dosjen dhe ai nuk ka kërkuar akoma dosjen e gjykatës së Uashingtonit, sepse do me çdo kusht të mbrojë Edi Ramën. Mirëpo kësaj kohe i erdhi fundi.
Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA. Kështu që ky është një lajm i hidhur dhe e garantoj që edhe më i hidhur do të bëhet për Ramën. Të jetë i përgatitur.
© Panorama.al











