Duket si një biçikletë e ndryshkur, por në fakt, kjo vjetërsirë mund të kushtojë 50 mijë paund. Ky mjet antik udhëtimi është ndërtuar në vitin 1906, është një “Indian Camelback”, një nga makineritë e para të motorizuara me dy rrota (motoçikleta), e cila përbën një objekt shumë të dëshirueshëm për koleksionistët. 105 vjet më parë janë ndërtuar vetëm 1698 motoçikleta të tilla, dhe janë të pariparueshme, që do të thotë se nuk kanë pjesë këmbimi, janë relikte. Thuhet të ketë mbetur vetëm kjo. Motoçikleta ka 2.25 kuaj fuqi, ka një cilindër të vetëm dhe një shpejtësi maksimale prej 30 mph. Ajo ka qenë nën pronësinë e familjes Du Pont, e cila bleu ‘Indian Motorcycle Manufacturing Company’ që e ndërtoi atë, dhe motoçikleta është ngarë për herë të fundit në vitet 1970. Motoçikletat indiane ishin rivalet e mëdha të “Harley-Davidson” në atë kohë, por kompania falimentoi në vitin 1953.











