Izraeli shkatërron një rrjet të Hamasit në Hebron, arrestohen 60 persona

Jun 29, 2025 | 16:24

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Shin Bet, ka njoftuar sot se ka shkatërruar një rrjet të madh të Hamasit në qytetin Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë izraelite gjatë tre muajve të fundit.

tank ushtarak

Sipas Shin Bet, ky është rrjeti më i madh i Hamasit i zbuluar në 10 vitet e fundit. Gjatë aksionit, janë arrestuar 60 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 22 armë të llojeve të ndryshme.

Po ashtu, autoritetet izraelite kanë deklaruar se operacioni ndihmoi edhe në zbardhjen e një sulmi të armatosur të ndodhur 15 vite më parë, ku u vranë katër shtetas izraelitë.

Rrjeti në fjalë përbëhej nga 10 celula të ndara të Hamasit, ndërsa është zbuluar edhe një strehë e nëndheshme, e përdorur për ruajtjen e armëve dhe strehimin e personave të kërkuar nga autoritetet.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin e të arrestuarve, ndërsa operacionet kundër Hamasit në Bregun Perëndimor vazhdojnë të jenë intensive.

© Panorama.al

Te lidhura