Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson! Akuza që rëndon ndaj tij

Feb 23, 2026 | 18:16

Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson është arrestuar nga policia nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike, pasi iu zbuluan lidhjet dhe komunikimet me financierin pedofil, Jeffrey Epstein.

peter mandelson

Mediat britanike raportojnë se ai u arrestua në një adresë në Camden të hënën, më 23 shkurt, dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje. Arrestimi i tij vjen pas kontrolleve që u kryen në dy prona të tij, në kuadër të hetimeve për lidhjet me Epstein.

Deputetët britanikë votuan më herët gjatë muajit shkurt që qeveria të publikojë të gjitha dokumentet që lidhen me emërimin e Mandelson si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, si dhe kohën e tij si ambasador. Sipas mediave vendase, grupi i parë i dosjeve do të publikohen në fillim të marsit.

Mandelson shërbeu si ambasador i SHBA-së midis shkurtit dhe shtatorit të vitit të kaluar, përpara se të shkarkohej nga kryeministri Keir Starmer. Por edhe pse u shkarkua nga detyra, ai u vu nën presion pas zbulimeve nga dosja e Jeffrey Epstein që tregonin se ai ka ndarë informacione konfidenciale me financierin e dënuar për pedofili ndërsa ishte sekretar biznesi.

© Panorama.al

Te lidhura