Ish-ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif thotë se duhet të bëhet një marrëveshje me SHBA për t’i dhënë fund luftës.
Mohammad Javad Zarif, i cili shërbeu në këtë rol nga viti 2013 deri në vitin 2021, shkroi në revistën Foreign Affairs se Teherani duhet të ndërmjetësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa ka “dorën e sipërme”.
Kjo mund të përfshijë vendosjen e kufizimeve në programin e saj bërthamor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Irani duhet të përdorë epërsinë e tij jo për të vazhduar luftën, por për të shpallur fitoren dhe për të bërë një marrëveshje që i jep fund këtij konflikti dhe parandalon një tjetër”, shkroi Zarif, i cili konsiderohet i moderuar brenda elitës së regjimit islamist.
© Panorama.al












