Iku nga PS dhe iu bashkua protestës, deputeten Marjana Koçeku e largojnë nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin! Peleshi jep njoftimin, ja kush e zëvendëson

Jun 30, 2026 | 10:42

Partia Socialiste ka marrë masat e para ndaj deputetes së grupit Marjana Koçeku, e cila ditë më parë njoftoi largimin nga ajo parti, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve.

marjana koceku (1)

Deputetja Marjana Koçeku, pasi braktisi PS-në, është larguar dhe nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asoocimin.

Lajmi u konfirmua nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili bëri me dije deputetët se me kërkesë të kreut të grupit të PS, taulant Balla, ishte kërkuar zëvendësimi i saj me kolegun Erjon Malaj.

“Me kërkesë të kreut të grupit të PS është kërkuar zëvendësimi i deputetëve në komisione. Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj”, tha Peleshi mes të tjerave.

Ai lexoi gjithashtu edhe kërkesën e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, që kërkoi interpelqancë me kryeministrin Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura