“IKMT jo institucion i matrapazëve, por i ligjit”- Kryeinspektori Dashnor Sula: Ka më shumë juristë se sa inxhinierë, të riformatohet! Portal edhe për monitorimin e inspektorëve

Mar 18, 2026 | 16:54

Inspektoriati i IKMT ka më shumë juristë sesa inxhinierë dhe kjo situatë duhet të ndryshojë.

dashnor sula

Kështu u shpreh mes të tjerash Kryeinspektori i ri i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me vartësit e tij.

Ai theksoi se kërkon që të riformatojë inspektoriatet e Shqipërisë, duke luftuar pikë së pari korrupsionin brenda tyre.

Sula u shpreh se “do të luftojë perceptimin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit IKMT, të jetë i matrapazëve”. Sipas tij, “IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin”.

Sula deklaroi se:

“Nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së të jenë juristë dhe përqindja më e vogël inxhinierë”.

Kryeinspektori Dashnor Sula lajmëron se shumë shpejt do të hapet një portal ku, përveç monitorimit të trupës së IKMT-së, edhe qytetarët të raportojnë paligjshmëritë, të cilat do të verifikohen nga strukturat përkatëse.

© Panorama.al

Te lidhura