I dënuar me dy vite burg për drogë dhe kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 36 vjeçari nga Kosova! Pritet të ekstradohet

Mar 14, 2026 | 10:59

Një 36-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për drogë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

36 vjecari

Policia bën me dije se 36-vjeçari u kap në Fushë-Krujë, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Kosovës. Shqiptari nga Kosova rezulton i dënuar me 2 vite burg për shitje narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Atij i kanë mbetur për të kryer dënikmin edhe 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim.

Njoftimi i policise:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar nga Kosova për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 87-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Gjykata e Gjakovës/Kosovë, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

© Panorama.al

Te lidhura