Hidhet shorti edhe për datat e gjysmëfinaleve, mësoni kur do të luhen Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Dinamo

Apr 29, 2025 | 12:46

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për dy gjysmëfinalet e “Final 4”. Katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kompeticionit.

bandicam 2025-04-29 12-35-14-943

Shorti vendosi përballë Egnatian me Partizanin. Këto dy skuadra luajtën në finalen e madhe për titullin ku triumfuan rrogozhinasit.

Ndërsa dueli tjetër është Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.

Shorti u hodh edhe për ndarjen e datave. Vllaznia dhe Dinamo do të përballen më 4 maj, ndërsa Egnatia dhe Partizani më 5 maj. Të dyja ndeshjet në “Arena Kombëtare”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura