Hetimet për Belinda Ballukun, biznesmeni Arbër Abazi paraqitet në SPAK! Kompania e tij fitoi një nga tenderat e Unazës së Madhe

Apr 30, 2026 | 14:57

Biznesmeni Arbër Abazi është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimeve që po kryhen për ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në muajin Janar, Prokuroria e Posaçme ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me ish zëvendës kryeministren Balluku, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Kontrollet u kryen në lidhje me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe, për të cilat ish zv kryeministrja është nën hetim.

Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Nga hetimi rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Kompania e Abazit ka fituar ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe me një fond limit 2.353.597.373 lekë të reja.

© Panorama.al

Te lidhura