Hakimi dhe miqësia e tij me Mbapen: Gjithçka spontane, më e lehtë marrëdhënia kur ishte beqar

Apr 3, 2026 | 13:30

Ashraf Hakimi dhe Kilië Mbape nuk janë vetëm dy shokë të ngushtë, por janë si vëllezër. Që nga 2021-shi kur marokeni iu bashkua PSG-së, dyshja ka qenë e pandarë.

hakimi

Hakimi ka deklaruar për francezin se: “Nuk është e lehtë të gjesh miq për të ndarë gjëra përtej futbollit. Tashmë e kalon gjithë ditën në dhomën e zhveshjes dhe kur largohesh, nuk do të shohësh të njëjtat fytyra. Shumë prej tyre kanë familje dhe fëmijë, por me Kilië, gjithçka ishte më spontane dhe natyrale që nga fillimi .”

Mbrojtësi maroken foli edhe për marrëdhënien e Mbapes me aktoren Ester Exposito, ku të dy u kapën duke u puthur në makinë.

“Me Mbapen, ishte më e lehtë sepse ishte beqar. Ishte krejt vetëm, ndërsa tani.. jo, po bëj shaka! ” tha me humor ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura