Gruaja e DSK-së shpallet “gruaja e vitit” në Francë

Dec 19, 2011 | 19:56
Anne Sinclair dhe bashkeshorti i saj, Dominique Strauss-Kahn

Anne Sinclair, bashkëshortja e ish kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss- Kahn është shpallur gruaja e vitit në Francë nga një sondazh realizuar on-line nga revista dedikuar femrave, Terrafemina.

Sinclair ka grumbulluar 25% të votave, duke lënë pas drejtuesen aktuale të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Legarde.

Në vendin e tretë është renditur Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, Martine Aubry, një kandidate potenciale për presidencialet 2012.

Për gratë, Sinclair ka qenë në të njëjtën kohë heroina dhe anti-heroina gjatë këtij viti, ka shpjeguar drejtuesja e Terrafemina, Veronique Morali.

Ka shumë femra të cilat identifikohem më të, ka shpjeguar më tej Morali.

Për informacion, në vendet e fundit në këtë klasifikim është renditur shkrimtarja/gazetarja, Tristane Banon, e cila denoncoi së fundi Strauss- Kahn për përdhunim. Sinclair ka lënë pas edhe Zonjën e Parë franceze, Carla Bruni.

© Panorama.al

Te lidhura