Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra! Raportohet se…

Nov 17, 2025 | 11:02

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme dhe forca e tij ishte më e madhe.

termet greqi

Lëkundjet sizmike me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Lefkadës, në orët e para të ditës së sotme (17 nëntor).

Ekspertët thanë se epiqendra ishte pranë Agios Nikitas, dhe sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës cilësohet një tërmet relativisht i fortë.

Nuk ka informacione për të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa ekziston frika edhe për pasgoditje.

Edhe ditën e djeshme pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter në jug të Spilios, Rethymno.

termeti lefkada

 

© Panorama.al

Te lidhura