Greqia goditet nga 3 tërmete njëri pas tjetrit, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij!

Apr 3, 2026 | 10:20

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm (3 prill), duke pasuar dy të mëparshmit që ishin më të lehtë.

thesproti termet

Lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në orën 08:51 të mëngjesit të së premtes, me atë greke, në Thesproti.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra në verilindje të Leptokarias, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra. Nuk ka raportime për dëme, por lëkundjet cilësohen mesatarisht të forta.

Pak më parë, në zonë u regjistruan dy tërmete më të vogla, me magnitudë 2.4 dhe 2.5 të shkallës Rihter.

© Panorama.al

Te lidhura