Një gjyqtare turke u qëllua me armë zjarri dhe u plagos sot brenda një gjykate në Stamboll nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu funksionar i drejtësisë, Prokuror.
Mediat turke raportojnë se prokurori u ndalua përpara se të qëllonte sërish, falë ndërhyrjes së një të burgosuri që punonte brenda sallës së gjyqit si kamarier.
I dyshuari, i cili punonte në të njëjtën gjykatë, e qëlloi viktimën në zonën e ijëve dhe më -pas u çarmatos nga një i burgosur që shërbente çaj për punonjësit e gjykatës.
Gjyqtarja, e cila ndodhej në detyrë në momentin e sulmit, mori ndihmën e parë brenda gjykatës dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi në një gjykatë në anën aziatike të Stambollit, sipas raportimeve të mediave lokale.
© Panorama.alSavcı Çağatay Kılıçaslan silahla hakim Aslı Kahraman’ı vuruyor, ikinci kez ateş edecekken “hükümlü” çaycı yetişip engel oluyor.
Zavallı Türk milleti bunlardan “adalet” beklerken 40-50 sicil kaydı olan suç makineleri sokaklarda cirit atıyor. pic.twitter.com/DGEoITU9tF— Mutlu Mesut 🇹🇷 (@CukurovaliOzan) January 13, 2026












