Gazment Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin e saj me kartonin e kuq! Bëni mirë që ulni kokën

Jun 4, 2026 | 16:19

Në fjalën e tij të sotme në parlament, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi dhe një gherë socialistët për mbrojtjen që i bënë Belinda Ballukut, duke mos ia hequr imunitetin pas kërkesës së SPAK.

bardhi vila

Sot Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e një vile të Ballukut, që e kishte fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare në Dhërmi.

Bardhi u tha socialistëve se me mbrojtjen e Ballukut, mbrojtjën korrupsionin e saj .

Gazment Bardhi: Ju u bëtë karton i kuq për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut. Ju mbrojtët këtë vilë që po jua tregoj në foto. Një vilë që Belinda Balluku e merr përmes një firme. Bëni mirë që e ulni kokën dhe po ju them se nuk është një vilë, por dy vila. Inkurajoj SPAK-un të vazhdojë hetimet. Ju duhet të kërkoni ndjesë ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit.”

© Panorama.al

Te lidhura