Gazetari Artan Hoxha: Balluku politikisht dhe penalisht është e mbaruar! Nuk mund të pengojë dot Kuvendi vendimin e Gjykatës! Do dalin akuza të reja

Jan 9, 2026 | 22:27

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK.

artan hoxha

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”,, Hoxha u shpreh se Balluku është e mbaruar si politikisht, ashtu edhe penalisht, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të zgjasë sa më shumë procesin.

“SPAK duhet të bëjë punën e vet dhe ka vepruar brenda hapësirave që i lejon ligji. Deri në momentin kur Balluku të shkojë për gjykim, do të dalin edhe shumë akuza të reja. Me valën e re të kontrolleve, SPAK po i dërgon edhe një mesazh kryeministrit se hetimet do të vazhdojnë,” tha Hoxha.

Sipas tij, kryeministri do të përdorë të gjitha mjetet për të vonuar çështjen, por në fund do të detyrohet të lejojë votimin në Kuvend.

“Rama nuk po lufton për të mbrojtur Ballukun, por për veten e tij. Ai nuk mund të bllokojë një vendim gjykate në Kuvend. Balluku politikisht dhe penalisht është e mbaruar. Nga ky moment, çdo gjë që ajo thotë do të përdoret kundër saj,” u shpreh gazetari.

Hoxha shtoi se hetimet po shoqërohen edhe me mesazhe të forta nga SPAK, duke theksuar se në raste të ngjashme persona janë dërguar në burg mbi bazën e provave dhe komunikimeve të siguruara nga hetuesit.

© Panorama.al

Te lidhura